Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore mjaft bindëse me rezultat 2-0 ndaj Uruguait në Nizhny Novgorod për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, Rusia 2018.
Pjesa e parë filloi me intensitet të lartë nga të dy skuadrat.
Uruguai pati rastin më të mirë në fillim të takimit kur Caceres dështoi të shënonte nga afërsia.
Në fund të pjesës së parë (40’) ishte Rapahel Varane ai që shënoi për 1-0 me kokë nga një distancë e largët duke shfrytëzuar harkimin e Griezmann.
https://twitter.com/princessvideo1/status/1015244699072978945
Në pjesën e dytë Uruguai provoi të dilte përpara, por reshtimi i Francës ishte fantastik dhe mbrojtja ishte e pathyeshme.
Një goditje e fuqishme e Antoine Griezmann në minutën e 61-të ishte e pamenaxhueshme nga Muslera i cili nuk arriti të largonte topin dhe kështu pasi gaboi, edhe pësoi për 2-0.
https://twitter.com/CiampaJustin/status/1015254766623100928
Deri në fund Uruguai nuk pati fuqi që të thyejë mbrojtjen e Francës dhe rezultati mbeti i pandryshuar.
Franca tash pret fituesin e takimit Brazil – Belgjikë për të kuptuar kundërshtarin në gjysmëfinale. /Telegrafi/