Telegrafi

Franca synon kualifikimin në Kupën e Botës me një fitore ndaj Kazakistanit, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Kazakistanit kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Gjelat janë nikoqir të Kazakistanit në takimin e shtatë të Grupit D, takim që pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin ‘Parc des Princes’.

Ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps synon fitoren e radhës për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Formacionet zyrtare 

Franca: Lloris; Kounde, Upamecano, Lucas Hernandez; Coman, Kante, Rabiot, Theo Hernandez; Griezmann; Benzema, Mbappe

Kazakistani: Pokatilov; Yerlanov, Aimbetov, Alip; Tapalov, Bystrov, Kuat, Marochkin, Taikenov; Zharynbetov, Omirtayev.

/Telegrafi/