Franca ka arritur të shënojë fitore ndaj Belgjikës me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror.
Gjelat e shkruajnë emrin në finale pas 12 vitesh, kur në vitin 2006 luanin ndaj Italisë.
Minuta e parë të ndeshje ishin një testim për të dy skuadrat që e ngacmonin herë pas here njëra tjetrën me sulme.
Më të rrezikshëm në fillim ishin Belgjika, që tentuan me kapitenin Eden Hazard në minutën e 16-të, por pa sukses.
Edhe në minutën e 22-të kishte punë për Hugo Lloris që u rrezikua nga Alderweireld.
Por rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Franca.
Benjamin Pavard pranon në top në zonë dhe gjuan bukur, por në vend ishte Thibaut Courtois, që bën një pritje shumë të bukur.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë.
Francezët e nisën pjesën e dytë në sulm. Zhvillohej minuta e 50-të kur Franca fitoi një rivënie nga këndi.
Nga aty harkoi Antoine Griezmann që gjeti bukur kokën e Samuel Umtiti që shënoi për 1-0.
Franca kishte edhe disa gjysmë raste, për tu përgjigjur Belgjika në minutën e 65-të me Fellainin, por pa sukses.
Belgjika e dominoi lojën me posedim të topit në 20 minutat e fundit, por pa arritur ndonjë rast të mirë.
Harkime në zonë për Romelu Lukakun dhe gjuajtjet nga distanca te De Bruyne e Hazard nuk sollën ndonjë ndryshim në rezultat.
Franca në fund iu gëzua fitores dhe kaloi në finale, ndërsa pret për kundërshtarë njërën mes Kroacisë dhe Anglisë. /Telegrafi/
https://twitter.com/WorIdCupUpdates/status/1016762323078451200