Telegrafi

Franca publikon listën

Nuk ka surpriza në listën përfundimtare të 23 futbollistëve që do të përfaqësojnë, Francën në Euro 2016.

Ashtu siç edhe pritej qendërmbrojtësi i Sevillas, Adil Ramim ka marrë vendin e të dëmtuarit Raphael Varane, ndërsa Samuel Umtitti i Lyonit ka zëvendësuar, Jeremy Mathiew që pësoi një lëndim vetëm pak ditë më parë.

Emrat e mëdhenj të lënë jashtë nga Deschamps janë pa diskutim sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema dhe ai i Nice, Hatem Ben Arfa, diçka që dihej sepse këta dy lojtarë nuk bënin pjesë as në listën provizore.

Franca që është njëkohësisht edhe një prej tre skuadrave kundërshtare të Shqipërisë në grupin A, si dhe një nga ekipet favorite për t’i shkuar deri në fund, Evropianit të shtëpisë, në këtë eveniment kaq të rëndësishëm do të përfaqësohet nga këta futbollistë.