Sot janë zhvilluar ndeshjet e pesta të fazës së grupeve në Ligën A të Kombeve të grupit 1, ku Franca dhe Kroacia morën fitore.
‘Gjelat’ edhe pse me shumë mungesa arritën të ishin superior ndaj Austrisë, duke fituar në fund me rezultat 2-0.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 56-të për 1-0.
https://twitter.com/kwamebenaiah/status/1573043244354899968
Pas disa minutash shënoi Olivier Giroud për 2-0 pas asistimit të Antoine Griezmann.
https://twitter.com/CFCDUBois/status/1573043108715036675
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Kroacia ka mposhtur në shtëpi Danimarkën me rezultat 2-1.
Borna Sosa hapi ndeshjen me një gol në minutën e 49-të për 1-0.
https://twitter.com/THFCIement/status/1573039376048832520
Danezët barazuan në minutën e 77-të, me Christian Eriksen i cili gjeti rrjetën për 1-1 me një super goditje nga distanca.
https://twitter.com/ManUnitedZone_/status/1573046568487624705
Por pas dy minutash, Lovro Majer mori një asistim nga Bruno Petkovic për të shënuar për 2-1.
https://twitter.com/iF29s/status/1573046610191618051
Kroaci pas kësaj fitoreje është lider me 10 pikë, ndërsa Danimarka është e dyta me 9 pikë.
Franca ka 5 pikë, ndërsa Austria me 4 pikë, mbyllin grupin. /Telegrafi/