Telegrafi

Franca nuk fiton sërish, Kroacia e njofton me humbje Danimarkën

Grupi 1 i Ligës së Kombeve A, ka zhvilluar ndeshjet e xhiros së tretë, ku as sot nuk munguan rezultatet befasuese.

Franca vazhdon të jetë pa fitore edhe pas tri ndeshjeve, duke marr dy barazime dhe një humbje.

Sot Gjelat ishin mysafir të Austrisë, duke barazuar 1-1 pas 90 minutash lojë.

Andreas Weimann i Austrisë shënoi në pjesën e parë për 1-0.

Franca nuk bëri më shumë se sa një barazim që erdhi pas golit të vonë të Kylian Mbappe (1-1).

Në këtë grup janë edhe Danimarka dhe Kroacia, ku luAjtën mes vete sonte dhe fitore shënuan kroatët me rezultat 1-0 si mysafir.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mario Pasalic në pjesën e dytë.

Danimarka është lider me 6 pikë, Austria dhe Kroacia kanë nga 4 pikë, ndërsa Franca me 2 pikë është e fundit. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore