Telegrafi

Franca në kërkim të lisave shekullorë për rindërtimin e Notre Dame

Franca është në kërkim të lisave të vjetër për rindërtimin e kupolës së katedrales Notre Dame, e cila u shkatërrua në një zjarr të vitit 2019.

Është vlerësuar se rreth një mijë pemë lisi midis 150 dhe 200-vjeç do të nevojiten për rinovimin e katedrales 96 metra të lartë, transmeton Guardian.

Ndërtuesit francezë do të kombinojnë pemët e zakonshme me lisat e vjetër.

Presidenti Emmanuel Macron tha se katedralja do të rinovohet plotësisht deri në vitin 2024, por mbetet pyetja nëse kupola, e cila u shtua në vitin 1859, do të riprodhohet në një “mënyrë moderne”, siç zbuloi udhëheqësi francez.

Që nga viti 2019, puna është përqendruar në stabilizimin e strukturës dhe heqjen e skelave rreth spirales – e cila po kalonte rinovimin në kohën e zjarrit – që u shemb dhe u bashkua me strukturën e gurit më poshtë. /Telegrafi/