Telegrafi

Upamecano dhe Rabiot janë të ftohur: Te Franca janë të bindur se dyshja luajnë ndaj Marokut

Trajneri i Francës, Didier Deschamps mori lajme shqetësuese para ndeshjes gjysmëfinalen kundër Marokut që zhvillohet sot (e mërkure) nga ora 20:00.

U raportua se Dayot Upamecano dhe Adrien Rabiot janë sëmurë, por që lajmet e fundit kanë bërë të ditur se dyshja kanë vetëm një ftohej të lehtë, që e morën nga kondicionerët.

Sipas asaj që raporton Get French Football News, dyshja do të luajnë ndaj Marokut, edhe pse dje (e martë) nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.

Upamecano kishte dhimbje të lehta fytit,  ndërsa Rabiot kishte simptoma edhe më të lehta të ftohjes.

Duket se Deschamps mund të marrë frymë lirshëm, pasi dyshja që ka qenë vendimtare për Les Blues, do të jenë në fushë.

Mbrojtësi i Bayern Munichut është paraqitur në katër nga ndeshjet e Francës në Katar, duke u pushuar vetëm në humbjen 1-0 që e pësuan nga Tunizia.

Rabiot, në anën tjetër, ka qenë gjithmonë i pranishëm, duke luajtur në të pesë ndeshjet. /Telegrafi/