Franca është finalisti i dytë i Kampionatit Evropian, pasi mposhti Gjermaninë me rezultat 2-0.
Francezët e nisën ndeshjen me një rast të mirë ku lojtari më në formë i tyre Antoine Grizmann gjuajti bukur, por Neuer mbron (7’).
Për gjermanët u përgjigj Can i cili nuk kishte sukses.
Në minutën e 26-të, Bastian Schweinsteiger gjuan bukur nga 20 metra, por Loris me mund dërgon topin në këndore.
Kur të gjithë pritën që pjesa e parë të mbyllet pa gola, në skenë doli Schweinsteiger i cili luajti me dorë dhe Rizzoli gjykoi penallti.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Griezmann për 1-0.
Pjesa e dytë nisi më mirë për francezët të cilët kishin disa gjysmë-raste.
Gjermanët në 30 minutat e fundit morën kontrollin e lojës, por lanë zbrastësira prapa duke rrezikuar.
Griezmann në minutën e 72-të mori një pasim nga Neuer që gaboi dhe shënoi nga afër për 2-0.
Gjermania rrezikoi me Draxler dhe Mustafin në fund, por nuk arritën të ndryshojnë shifrat.
Franca i bashkohet Portugalisë në finalen e Euro 2016. /Telegrafi/