Telegrafi

“Franca, lamtumirë evropianit nëse nuk fiton kundër Shqipërisë”!

Ish-mbrojtësi i njohur i “Les Bleus”, Marcel Desailly, thotë se “Franca duhet të fitojë patjetër dy ndeshjet e para të Evropianit ndaj Rumanisë dhe Shqipërisë, nëse synon të fitojë këtë kampionatit”.

Sipas Desailly, “gjelat” janë të obliguar të fitojnë ndeshjen hapëse të “Euro 2016” që më pas të fitojnë vetëbesimin se mund të shkojnë larg në turne.

Transalipnët janë mes favoritëve kryesore për të fituar kampionatin, duke marrë parasysh edhe faktin që luajnë Evropianin në shtëpi.

Shqipëria do të luajë kundër Francës më 15 qershor, një përballje kjo që mund të jetë vendimtare për fatet e dy kombëtareve.