Danimarka dhe Franca kanë luajtur pa gola në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Rusi.
Ndeshja e vlefshme për Grupin C u zhvillua në Luzhniki Stadium, ndërsa Les Bleus nuk luajti me formacionin kryesor.
Olivier Giroud dhe Ousmane Dembele i patën rastet më të mira në pjesën e parë, mirëpo nuk u treguan efektivë.
As në gjysmën e dytë nuk pati gola dhe skuadrat e mbyllën takimin me rezultat 0-0.
Në këtë mënyrë, me dy fitore dhe një barazim, Les Bleus e përfunduan fazën grupore në krye të Grupit C.
Ndërsa, Danimarka kualifikohet në të tetën e finales nga pozita e dytë në këtë grup, ku ka shënuar një fitore dhe dy barazime.
Në 1/8 e finales, Franca do të luajë me vendin e dytë në Grupin D, kurse Danimarka me vendin e parë në Grupin D.
Me shumë mundësi, danezët do të luajnë kundër Kroacisë, ndërsa francezët e presin kundërshtarin e tyre që mund të jetë Nigeria, Argjentina apo Islanda. /Telegrafi/