Site icon Telegrafi

Franca kthen epërsinë me Olivier Giroud, ndërsa Harry Kane humb penalltinë

Ndeshja mes Francës dhe Anglisë po del të jetë e bukur, ku tani francezët kanë arritur të shënojë golin e epërsisë për 2-1.

Pas një pjesë të parë ku Franca ishte në epërsi me golin e Aurelien Tchouameni, anglezët u lëshuan në sulm për të barazuar.

Në minutën e 52-të, ‘Tre Luanët’ fituan penallti kur Tchouameni rrëzoi në zonë Bukayo Sakan. Nga pika e bardhë ishte i saktë Harry Kane që shënoi për 1-1.

Por Gjelat nuk u dorëzuan dhe arritën të shënonin në minutën e 78-të për të marr epërsinë.

Olivier Giroud u gjend mirë në zonë pas një harkimi të Antoine Griezmann për të shënuar për 2-1.

Anglia ka mundur të barazojë pas një penalltie të dhënë me VAR, por Harry Kane gjuajti jashtë porte.

Ndeshje e zjarrtë deri më tani, prej më të mirave të këtij Kampionati Botëror. /Telegrafi/

Exit mobile version