Site icon Telegrafi

Franca kthehet nga humbja për ta marrë kryesimin e grupit (Video)

Franca ka mposhtur Suedinë 2-1 në një ndeshje mjaftë interesante.

Pjesa e parë ehe pse kishte raste nga të dyja palët nuk solli asnjë gol.

Më të filluar pjesa e dytë Emil Forsberg shënoi një super gol nga goditja e dënimit. Topi mori një trajektore interesante që Loris vetëm e shikoi, duke mos mundur të bëjë asgjë.

Por francezët u kthyen në lojë me një gol të Pogbas të shënuar vetëm pas tre minutash. Goli erdhi pas një goditjeje me kokë.

‘Gjelat’ kthyen gjithçka në të mirë të tyre në minutën e 65 kur Dimtri Payet shënoi.

Deri në fund të dy palët u munduan të shënojnë, pro pa sukses.

Pas fitores Franca ka 10 pikë, tri më shumë se Suedi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=RJGh9TW4VcM&feature=youtu.be&a

Exit mobile version