Franca ka lënë prapa krahëve humbjen ndaj Italisë duke mposhtur para tifozëve të saj Belgjikën me rezultat të pastër 2-0 në kuadër të Ligës së Kombeve.
Për epërsinë e francezëve në këtë takim u përkujdes Randal Kolo Muani i cili në minutën e 29-të shënoi për 1-0 pas një topi të kthyer brenda zonës.
Me epërsi minimale të Francës u mbyllën 45 minutat e para të këtij takimi.
Në pjesën e dytë ‘Gjelat’ arritën ta shënojnë edhe golin e dytë apo të qetësisë, për t’u rikthyer kështu tek rezultatet pozitive.
6️⃣ème but en Bleu pour 𝐑𝐊𝐌 ! ⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️
🇫🇷1-0🇧🇪 | #FRABEL | #FiersdetreBleus pic.twitter.com/z7JQyEWHpA
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) September 9, 2024
Ishte Ousmane Dembele ai i cili në minutën e 57-të pranoi një top të mirë nga N’Golo Kante për të shënuar një gol të bukur për rezultatin 2-0.
Të besuarit e Didier Deschamps nuk u ndalën më kaq dhe kërkuan edhe më shumë gola.
La joie de tout un groupe ! 🤩
🇫🇷2-0🇧🇪 | #FRABEL | #FiersdetreBleus pic.twitter.com/st2SqLlweY
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) September 9, 2024
Kylian Mbappe i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, pati dy raste të mira shënimi, por Koen Casteels nuk lejoi që të mposhtej.
Me këtë fitore Franca ngjitet në pozitën e dytë me tri pikë po aq sa ka edhe Belgjika në vendin e tretë, ndërsa lider i grupit mbetet Italia me gjashtë pikë të fituara./Telegrafi/