Site icon Telegrafi

Franca fiton ‘Klasiken e Evropës’, mposht minimalisht Gjermaninë

Franca ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Gjermanisë në ndeshjen hapëse për këto dy kombëtare në Euro 2020.

Ashtu siç ishte pritur ndeshja doli të jetë e bukur dhe me ritëm të larta, pasi kemi të bëjmë më dy kombëtare që kanë shumë kualitet.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Kylian Mbappe që gjuajti bukur, por edhe më bukur e priti topin Manuel Neuer.

Goli i vetëm i kësaj pjesëloje erdhi në minutën 20-të. Ishte Lucas Hernandez që harkoi në zonë, ndërsa topin e tij e preku Mats Hummels që e dërgoi në portën e tij për 1-0.

https://www.youtube.com/watch?v=FDS55KTau-U

Gjermanët u kthye pas golit duke rrezikuar fillimisht me Thomas Muller, por goditja e tij shkoi afër shtyllës.

Në minutën e 38-yë, ishte Ilkay Gundogan që kishte rast të mirë, por nuk qëlloi portën.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e francezëve, por me sulmet e gjermanëve.

Në pjesën e dytë rastin e parë e kishin francezët.

Adrien Rabiot në minutën e 52-të i vetëm me portier gjuajti bukur, por topi u ndal në shtyllë.

Gjermanët pas dy minutash tentuan me kombinimin Serge Gnarby – Robin Gosens, por rasti nuk u konkretizua.

Në minutën e 67-të, Kylian Mbapp shënoi gol të bukur, por në momentin e pranimit të topit ishte në pozitë jashtë loje.

Përsëri në minutën e 85-të francezët gjetën golin me Karim Benzeman, por Mbappe që asistoi ishte në pozitë jashtë loje.

https://twitter.com/br_goal/status/1404902713067020292

Gjermanët deri në fund provuan të bëjnë diçka më shumë, por nuk arritën të barazojnë rezultatin. /Telegrafi/

Exit mobile version