Site icon Telegrafi

Franca fiton edhe ndaj Perusë, siguron kualifikimin tutje në Kupën e Botës

Franca (Getty Images)

Kombëtarja e Francës ka fituar ndaj asaj të Perusë me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupet e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Skuadra kombëtare e drejtuar nga Didier Deschamps ka marr edhe fitoren e dytë në Grupin C, duke mposhtur me vështirësi Perunë dhe duke siguruar tashmë kalimin tutje me gjashtë pikë të mbledhura.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë francezëve, të cilët arritën të gjejnë edhe golin e epërsisë.

Mbappe duke festuar golin me Griezmannin (Getty Images)

Pas disa rasteve të krijuara nga Antoine Griezmann dhe Olivier Giroud që nuk gjetën cakun, ishte Kylian Mbappe, i cili në minutën e 34-të shënoi për 1-0 dhe dërgoi ekipin e tij në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, ishte Peruja që mori menaxhimin e lojës duke rrezikuar disa herë për të gjetur golin e barazimit.

Peru nuk pati fat edhe përkundër rasteve të shumta (Getty Images)

Megjithatë, edhe përkundër rasteve të krijuara nga Pedro Jesus Aquino Sanchez (50′), Luis Advincula (68′) dhe Pablo Guerrero (86′) nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Franca siguroi kualifikimin (Getty Images)

Kështu, pas 90 minutave lojë Franca arrin të fitojë minimalisht dhe të sigurojë kalimin tutje në Kupë e Botës, ndërsa Peru nuk ka asnjë shans pasi ka humbur tashmë dy ndeshjet.

Momentalisht Franca ka gjashtë pikë në Grupin C, ndërsa pas tyre vijnë Danimarka me katër pikë dhe Australia me një pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/vazquez_efra/status/1009838008223371267

 

 

 

 

 

Exit mobile version