Kombëtarja e Francës është një nga favoritët për të ruajtur trofeun e fituar të Kupës së Botës në Rusi 2018.
Më 15 shtator, Didier Deschamps shpalli listën e fundit para asaj të Katarit 2022 me 23 lojtarët që do të luajnë duelet e Ligës së Kombeve kundër Austrisë dhe Danimarkës, dhe e vërteta është se ata kanë lojtarë shumë të mirë pozicion për pozicion.
Është hera e parë që Adrien Truffert, Alban Lafont, Randal Kolo Muani, Benoit Badiashile dhe Youssouf Fofana do të mbrojnë fanellën e kombëtares së Gjelave’.
La liste des 𝙀𝙎𝙋𝙊𝙄𝙍𝙎 pour les 2 matchs de septembre a été dévoilée par Sylvain Ripoll !
23/09 : 🇩🇪🇫🇷 à Magdebourg
26/09 : 🇫🇷🇧🇪 à Valenciennes🎟 Billets disponibles pour France 🆚 Belgique : https://t.co/rKWGbaGbHh pic.twitter.com/W6vjlJfBAC
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) September 15, 2022
Mbrojtësi i krahut Adrien Truffert ka zëvendësuar Lucas Digne i cili kishte zëvendësuar Theo Hernandez; Jordan Veretout është thirrur për të zëvendësuar Boubacar Kamara, i cili kishte zëvendësuar të dëmtuarin Adrien Rabiot, ndërsa portieri Alban Lafont do të zëvendësojë Hugo Lloris, i cili është i dëmtuar.
Selfies, encouragements et dédicaces avec les supporters avant le dernier entraînement à Clairefontaine ! #FiersdetreBleus pic.twitter.com/CO4pN5PkoY
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) September 21, 2022
Për Didier Deschamps duhet të jetë një kënaqësi të kesh ata lojtarë, por edhe një problem sepse ai mund të bëjë një 11-she shumë të fuqishme me lojtarët që kanë mbetur jashtë skuadrës, qoftë me vendim teknik ose për shkak se janë të dëmtuar: Hugo Lloris, Theo dhe Lucas Hernández, Ibrahima Konate, Kimpembe, Digne, Boubacar Kamara, Rabiot, Pogba, Kante, Coman, Nabil Fekir, Benzema.
Marca ka formuar një formacion me lojtarët që mungojnë dhe një formacion me lojtarët që janë thirrur.
Formacioni me lojtarët e ftuar (4-2-3-1): Maignan; Koundé, Saliba, Varane, Mendy; Camavinga, Tchouameni; Mbappe, Griezmann, Dembele; Nkunku.
Formacioni me lojtarët që mungojnë (4-3-3): Lloris; Theo Hernandez, Lucas Hernandez, Konate, Kimpembe; Kante, Pogba, Rabiot; Coman, Benzema, Nabil Fekir.
/Telegrafi/