Telegrafi

Franca me dy mungesa të mëdha në çerekfinale

PARIS, FRANCE - JUNE 10: N'Golo Kante of France looks on during the UEFA EURO 2016 Group A match between France and Romania at Stade de France on June 10, 2016 in Paris, France. (Photo by Matthew Ashton - AMA/Getty Images)

Kombëtarja e Francës ka arritur të shënojë fitore ndaj Republikës së Irlandës me rezultat të ngushtë 2:1.

Vendasit rikthyen gjithçka në të mirë të vetës pasi fillimisht në pjesën e parë ishin duke humbur, por falë dy golave nga Antoine Griezmann arritën kualifikimin.

Në çerekfinale francezët do të presin fituesin e ndeshjes Angli – Islandë, por do të kenë dy mungesa të rëndësishme.

Mesfushori fantastik N’Golo Kante ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe do të mungojë në çerekfinale ashtu si edhe mbrojtësi Adil Rami.

Kante pritet të zëvendësohet nga Moussa Sissoko, ndërsa Adil Rami nga njëri mes Elaquim Mangala apo Samuel Umtiti. /Telegrafi/