Site icon Telegrafi

Franca bie në start, por Rabiot i kap për ‘dore’ dhe i dërgon në epërsi ‘Gjelat’

Një pjesë e parë e bukur mes Francës dhe Australisë, që u mbyll me rezultat 2-1.

Ndeshja e vlefshme për grupin D po del të jetë interesante, pas barazimit 1-1 që erdhi në përballjen e parë mes Danimarkës dhe Tunizisë (0-0).

Ishin australianët që kaluan të parët në epërsi ku Craig Goodwin gjeti një hapësirë në mbrojtje franceze duke pasuar te Mathew Leckie, i cili shënoi për 1-0.

Gjërat u bënë dhe më keq për Francën kur u lëndua Lucas Hernandez, i cili u zëvendësua nga vëllai i tij Theo në minutën e 13-të.

Shifrat në këtë ndeshje u barazuan në minutën e 27-të, kur Theo Hernandez harkoi bukur në zonë për të gjetur Adrien Rabiot që shënoi për 1-1.

Në minutën e 32-të, Franca mori epërsinë, ku Rabiot fitoi një top afër zonës dhe me u futur brenda asistoi te Olivier Giroud i cili me portën e zbrazët shënoi për 2-1.

Në kohën shtesë të dy skuadra kishin raste të shkëlqyera, kur fillimisht Kylian Mbappe huqi me portë të zbrazët për Francën, ndërsa pas një minute Jackson Irvine i Australisë goditi shtyllën.

Na pret një pjesë e dytë e bukur pasi skuadrat po tregojnë lojë të fortë dhe të bukur. /Telegrafi/


Exit mobile version