Site icon Telegrafi

Franca bën rikthim sensacional ndaj Belgjikës në dramën e pesë golave, ‘Gjelat’ kalojnë në finale

Franca ka arritur të bëjë rikthim sensacional ndaj Belgjikës, ku ishte duke humbur me dy gola, duke fituar në fund me rezultat 3-2, për të kaluar në finale të Ligës së Kombeve, ku e pret Spanja.

Belgët ishin më të rrezikshëm dhe më konkret në rastet e tyre, sidomos në metrat e fundit në pjesën e parë.

Rastin i parë në ndeshje erdhi në minutën e katërt, kur Hugo Lloris bëri pritje të madhe, duke ndalur gjuajtjen e Kevin de Bruyne.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 37-të, kur Yannik Carrasco shënoi për 1-0.

Kur pritej reagimi i Francës, ishin belgët që shënuan për 2-0 pas një aksioni të bukur mes De Bruyne e Romelu Lukaku, ku ky i fundit shënoi.

Belgjika shkoi në pushim me një avantazh të mirë, por pjesa e dytë tregoi diçka tjetër.

Me të filluar pjesa e dytë, Franca fuqishëm u fut në lojë, ndërsa skuadra dukej tejet e vendosur.

Ndeshja u hak me Karim Benzeman që shënoi në minutën e 62-të për 2-1, pas një lëvizje të bukur në zonë dhe një goditje të saktë me të majtën.

Pas golit të shënuar francezët u hodhën edhe më shumë në sulm për të barazuar, duke krijuar shumë.

Në minutën e 68-të, Franca fitoi penallti me Antoine Greizmann.

Nga pika e bardh gjuajti Kylian Mbappe që shënoi për 2-2, duke e mposhtur Thibaut Courtoisin.

Lukaku shënoi në minutën e 88-të, por që pas shikimit në VAR, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime, Theo Hernandez, që debutoi me fanellën e gjelave në këtë ndeshje, lëshoi një goditje të fuqishme për të mposhtur Courtois për 3-2.

Me këtë fitore Franca kalon në finale, ku do të takohet me Spanjën. /Telegrafi/

Exit mobile version