Kombëtarja e Francës ka realizuar fitore komode ndaj Italisë në miqësoren e zhvilluar të premtën mbrëma në Allianz Riviera të Nices.
Kombëtarja e Francës hyri në këtë ndeshje me formacion ofensiv, por ishte një mbrojtës që zhbllokoi rezultatin.
Umtiti shënoi pas tetë minutash lojë për 1-0 dhe hapi serinë e golave në takim.
Griezmann dyfishoi rezultatin me anë të Griezmann në minutën e 29-të.
Leonardo Bonucci pas 36 minutash lojë shënoi për 2-1 dhe rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë dinamike me shumë zëvëndësime nga dy trajnerët, ku Ousmane Dembele shënoi për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar pas 63 minutash lojë.
Kjo ishte ndeshje testuese para Kampionatit Botëror, Rusia 2018. /Telegrafi/