Franca nuk arriti të triumfojë në ndeshjet miqësore të kombëtareve.
Francezët kanë pësuar humbje para shikuesve të vetë në stadiumin Saint-Denis kundër Kolumbisë me rezultat 2-1.
Pjesa e parë ishte tejet interesante dhe mjaft produktive, ku përfundoi me tre gola të shënuara.
Olivier Giroud realizoi golin e parë për “Gjelat” në të 11 minutë në saje të ngathtësisë së portierit david Ospinas, të cilit i rrëshqiti topi nga duart pas një pasimi të Lucas Dignes.
Pesëmbëdhjetë minuta më vonë vendasit arritën të dyfishonin rezultatin përmes Thomas Lemarit, i cili morri një pasim të saktë nga ana e Kylian Mbappes.
Kjo nuk ishte e gjithë në 45 minutshin e parë pasi që mysafirët arritën të zvogëlonin avantazhin e vendasve përmes Luis Murielit, i cili shënoi gol dy minuta më vonë pas një pasimi të James Rodriguezit.
Mysafirët arritën të realizojnë edhe golin e dytë dhe të barazojnë gjithçka në ndeshje. Ishte Radamel Falcao që morri një pasim të saktë në të 63 minutë prej Rodriguezit dhe nuk e shpërdoroi “dhuratën” e bashkëlojtarit.
Pesë minuta para përfundimit të takimit, Juan Quintero kaloi në epërsi mysafirët përmes pikës së bardhë pasi që paraprakisht Samuel Umtiti ndërhyri në mënyrë të palejuar ndaj një kundërshtarit
Megjithëse kishin edhe disa raste te dyja skuadrat, më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi me në dobi për kolumbianëve me rezultat 3-2.
Ndryshe, Franca takimin e radhës do ta zhvillojë të martën kundër organizatorit të botërorit, Rusisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TJWojmLBYbo
https://www.youtube.com/watch?v=3gYkcEmjd3U