Zvicra e ka eliminuar Francën në 1/8 e finales në Euro 2020, duke kaluar në çerekfinale, por fillimisht koha e rregullt përfundoi 3-3, në vazhdime nuk kishte gola, derisa në penallti shënuan pesë, për dallim nga Gjelat që shënuan katër sosh.
Golat në kohën e rregullt për Helvetikët i shënuan Haris Seferovic me dy dhe Mario Gavranovic, gjersa për Les Blues shënuan Karim Benzema po ashtu me dy e Paul Pogba.
Franca ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.11, m Zvicrën që u vlerësua 6.88.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Karim Benzema që u notua me 8.5, falë dy golave të shënuara.
Paraqitje brilante pati edhe Granit Xhaka që u vlerësua me 7.6, Xherdan Shaqiri në anën tjetër me 6.7, e Admir Mehmedi që ishte zëvendësues u notua me 6.9.
Në anën tjetër, dështimi i këtij ballafaqimi foli të ishte Ricardo Rodriguez me 5.9, shkaku që humbi penalltinë në momentin vendimtar, atëherë kur Helvetikët po fitonin 1-0.
Kujtojmë se nga UEFA, Xhaka e ka fituar çmimin e lojtarit të ndeshjes, e që është mëse i merituar.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: