Llogaria e televizionit Fox në Twitter është thyer nga hakerët, dhe pas kësaj, në këtë llogari janë postuar gjashtë cicërima radhazi, në të cilat thuhet se presidenti i SHBA-ve, Barack Obama është vrarë në një restorant në Iowa.
Cicërimat me lajmin e tmerrshëm janë postuar sot gjatë ditës në llogarinë “foxnewspolitics”. Kjo llogari madje kishte edhe logon e cila e konfirmonte origjinalitetin e saj në Twitter.
Mirëpo, një lajm i tillë ka qenë i izoluar pasi që rrjetet e mëdha televizive në SHBA nuk e kanë publikuar lajmin e rrejshëm.
Më pas, Fox News ka lajmëruar për thyerjen e llogarisë së saj në Twitter, duke kërkuar ndjesë për të gjitha ata që janë shqetësuar nga një veprim i tillë i papërgjegjshëm.
Për ta bërë situatën edhe më të rëndë, një lajm i tillë është shpërndarë në Ditën e Pavarësisë së Amerikës. / Telegrafi /