Gigi Hadid e di kur bota ka nevojë ta shohë duke pozuar me barkun e rrumbullakosur, ashtu siç vetëm ajo mund ta bëjë
25-vjeçarja zgjodhi që kujtimet e para me bebushin të jenë bardhë e zi. E veshur me një fustan të hollë, fotot e Gigi-it shtatzënë do t’ju frymëzojnë edhe nëse nuk jeni në pritje të ëmbël.
“Duke rritur një ëngjëll! Kohë e bekuar! Faleminderit për gjithë urimet dhe dashurinë!” – shkruan modelja.
Sa delikate aq edhe sensuale, zor se nuk do të doni t’i ruani në telefonin tuaj pozat më lart për setin e fotove të shtatzënisë.
Gigi pritet të sjellë bebushin këtë shtator dhe thuhet se çifti është në pritje të një vajze.
Burimi: Cosmopolitan