Mesfushori i talentuar i Manchester United, Jesse Lingard ka befasuar me dukjen e makinës së tij Range Rover.
Lingard ka shpenzuar hiç më pak se 120 mijë euro për të blerë veturën e tij, Range Rover.
Megjithatë, ka marrë kritika të mëdha në Angli, pasi vetura e shtrenjtë e tij është dukur në gjendje të mjerueshme nga papastërtia në një parking në Manchester, shkruan Telegrafi.
Mediat angleze janë tallë me mesfushorin e ‘Djajve të Kuq’, duke i thënë se i janë dhimbsur pesë euro për të pastruar veturën.
Kritikat në media për veturën e ndotur të tij duket se nuk i kanë bërë përshtypje sulmuesit të njohur, pasi që në gjendje të njëjtë është parë edhe në orët e mbrëmjes. /Telegrafi/