Telegrafi

Fotografja shqiptare fiton edhe një çmim në SHBA

Konkursi fillon në vjeshtë dhe nderon punën aktuale të artistëve të ndryshëm.

E punën e fotografes shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara, Liridona Gjokaj, është vlerësuar me çmimin “Fall Awards 2020”.

Lexo po ashtu Java e Modës në New York nën aparatin e Liridona Gjokajt, bukuroshja Bella Hadid shkëlqen në imazhet e fotografes shqiptare

“Urime Liridona. Kjo fotoja e jote është përzgjedhur për laureim”, shkruan në njoftimin që e ka shpërnda artistja në llogarinë personale në Instagram.

Zeshkania ka vendosur të konkurrojë në këtë garë me një imazh të natyrës së qetë derisa perëndon dielli.

Ndryshe, Gjokaj ka fituar edhe disa çmime duke përfshirë fotografe e vitit e New York Film Week. /Telegrafi/