Site icon Telegrafi

Fotografitë më të mira të fazës grupore të Kampionatit Botëror

Festim magjik i Granit Xhakës. (Getty Images)

Për 14 ditë, 32 ekipe kanë luftuar përgjatë gjithë Rusisë duke lënë një seri të kujtimeve prej më të mirave nga faza grupore e Kampionatit Botëror.

Gola që na lanë gojëhapur, intervenime që kontestuan ligjet e gravitetit dhe heroizma të çasteve të fundit – ky Botëror i ka të gjitha.

Telegrafi sjell fotografitë më të mira të fazës grupore. Të gjitha imazhet janë realizuar nga Getty Images, një prej bashkpuntorëve të Telegrafit.

Ronaldo shënon golin e tij të parë nga hetriku në ndeshjen dramatike hapëse ndaj Spanjës. Foto: Getty Images

 

Toni Kroos realizon një gol spektakolar në sekondat e fundit ndaj Suedisë. Foto: Getty Images

 

Një humbje monumentale bëri që të krijohet një fotografi e tillë e Messit Ozil pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Koreja e Jugut, Foto: Getty Images

 

Një fitore ndaj Polonisë meritoi një vallëzim triumfal nga Senegali. Foto: Getty Images

 

Senegali e bëri Japoninë të presë në fillim të pjesës së dytë. Më vonë Samurait u hakmorrën, duke u kualifikuar dhe duke eliminuar afrikanët. Foto: Getty Images

 

Philippe Coutinho duket në maje  të botës pasi shpëtoi Brazilin ndaj Kosta Rikës. Foto: Getty Images

 

Argjentina mund të jetë kualifikuar, por nuk u duk aq mirë pas deklasimit prej 3-0 nga Kroacia. Foto: Getty Images

 

Xherdan Shaqiri festoi fitoren e Zvicrës me një kujtim për Kosovën dhe Shqipërinë duke bërë shqiponjën, një akt që nxiti debat në Zvicër dhe reagim në gjithë botën. Foto: Getty Images

 

Portieri i Islandës, Thor Halldorsson arrin të bëhet hero kombëtar pasi ndali një penalti të Lionel Messit në barazimin historik të ekipit të tij ndaj Argjentinës. Foto: Getty Images

 

Ronaldo tregon muskujt pasi shënoi ndaj Marokut. Foto: Getty Images

 

Goli i Iago Aspas ndaj Marokut është një prej golave më të shkëlqyer të këtij kampionati. Foto: Getty Images

 

Messi shënoi për 1-0 në ndeshjen “o jetë, o vdekje” ndaj Nigerisë. Foto: Getty Images

 

Banka e Gjermanisë reflekton zhgënjimin pas humbjes nga Koreja e Jugut. Foto: Getty Images

 

Pamje pa fjalë nga Rostovi para ndeshjes së Brazilit ndaj Zvicrës. Foto: Getty Images

 

Maradona nuk përmbahej nga gëzimi pas fitores ndaj Nigerisë. Foto: Getty Images

 

Harry Kane qan pas fitores dramatike të Anglisë ndaj Tunizisë me rezultat 2-1 në çastet e fundit. Foto: Getty Images

 

Këpuca që shkeli ëndrrën e Serbisë, Foto: Getty Images
Exit mobile version