Telegrafi

Fotografia që i thotë të gjitha rreth situatës së portierit Strakosha te Lazio

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha nuk po përjeton ditët më të mira te Lazio dhe situata e tij aktuale është përshkuar më së miri nga një fotografi e postuar në rrjetet sociale.

Një foto dhe një mbishkrim i shkurtër thyen heshtjen. Portieri shqiptar e thotë fjalën e tij për momentin që po përjeton përmes një postimi në Instagram:

“Humori aktual”, ishin fjalët që shoqërojnë një imazh me një shprehje të bezdisshme.

Postimi i Strakoshës në profilin e tij zyrtar

Portieri shqiptar po jeton një periudhë të veçantë dhe sezoni i tij deri më tani ka qenë në hije.

Dëmtimet, Covid-19, humbja e vendit të titullarit nga Pepe Reina kanë qenë gjërat që e kanë shoqëruar Strakoshën.

Strakosha për momentin thuhet se nuk është pjesë e planeve taktike të Lazios dhe ka vetëm gjashtë paraqitje në kampionat, një në Ligën e Kampionëve dhe një në Kupën e Italisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Thomas Strakosha

Igli Tare gjithmonë është përqendruar shumë tek ai, ai e bëri atë të rritet, të përkëdhelet, por në verë mund të ketë një largim të portierit nga Olimpico.

Kontrata skadon në vitin 2022 dhe aktualisht nuk ka takim për rinovim. Një situatë që mund të çojë në shitje në verë. Do ta shohim. Me siguri që Thomas nuk është i lumtur dhe postimi në Instagram i thotë të gjitha. /Telegrafi/