Site icon Telegrafi

Fotografia e fundit e përbashkët para largimit: Blinken publikon imazhin e ambasadorit dhe punonjësve të ambasadës amerikane në Kabul

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka publikuar në Twitter fotografinë e fundit të përbashkët të zyrtarëve të ambasadës amerikane në Kabul, pasi në këtë vend gjatë 30 gushtit, një ditë para afatit – ka përfunduar operacioni i evakuimit.

Në fotografinë e publikuar nga Blinken shihet ambasadori amerikan në Afganistan, Ross Wilson, me flamurin amerikan në dorë të mbështjellë në formë trekëndëshi dhe zyrtarët e tjerë të ambasadës – që sipas gjitha gjasave është shkrepur në aeroportin e Kabulit para aeroplanit transportues, transmeton Telegrafi.

Të gjithë punonjësit e ambasadës shihen në fotografi, të veshur kishin jelekë antiplumb.

“Falënderim i veçantë ambasadorit Wilson dhe ambasadorit Bass, dhe ekipet të ambasadës amerikane në Kabul për punën dhe guximin për t’i dërguar njerëzit në ambient më të sigurtë”, ka shkruar Blinken. /Telegrafi/

Exit mobile version