Site icon Telegrafi

Fosu-Mensah te Unitedi deri në vitin 2020

Timothy Fosu-Mensah ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin, e cila do ta mbajë te klubi deri në vitin 2020, ndërsa ekziston edhe opsioni për ta vazhduar edhe për një vit.

18-vjeçari është te Djajtë e Kuq që nga viti 2014, ndërsa ka luajtur për të rinjtë dhe ekipin U-21, para se t’i jepej shansi për të debutuar në Ligën Premier kundër Arsenalit në sezonin e kaluar.

“Jam i gëzuar që e kam nënshkruar kontratën e re këtu te Manchester Unitedi”.

“E kam shijuar secilën minutë qëkur i jam bashkuar këtij klubi të madh dhe do të vazhdoj progresin që mendoj se e kam bërë deri më tani”, ka deklaruar futbollisti defensiv.

Deri më tani, ai ka regjistruar 12 paraqitje për ekipin kryesor të Unitedit. /Telegrafi/

Exit mobile version