Site icon Telegrafi

Foshnjën dymuajshe si “garancion”, nëna braziliane ua la dilerëve të drogës fëmijën – duke u premtuar se do të rikthehet me paratë që ua kishte borxh

Një nënë 28-vjeçare nga Brazili është arrestuar, pasi që foshnjën e saj dymuajshe e përdori si “garancion” se do t’ua kthej borxhin dilerëve të drogës.

Ajo akuzohet që foshnjën e saj ua kishte lënë dilerëve të drogës, duke u premtuar se do të rikthehet me atë që ajo u kishte borxh, transmeton Telegrafi.

Në fotografitë dhe videot e publikuara në mediat braziliane, shihet se si policia shpëton foshnjën gjatë 8 qershorit.

https://www.youtube.com/watch?v=1dqUFLYiEmM

“Nëna ua kishte dhënë foshnjën dilerëve të drogës si garancion se do t’ua paguaj të hollat. Foshnja në njëfarë mënyre, ua kishte paguar drogën që ajo e kishte blerë”, ka thënë polici Bruno Carolin Laet.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë hetimet, lidhur me nënën dhe personat që kishin pranuar ta marrin foshnjën si një lloj garancioni.

Ajo tashmë ka humbur kujdestarinë për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të. Tani për tani nuk dihet se si kishte vepruar me foshnjën para këtij veprimi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version