Site icon Telegrafi

Foshnjat i dallojnë shijet

Shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës kanë ardhur deri te ky zbulim gjatë testimit të llojeve të ndryshme të shijes së qumështit të femrës gjatë laktacionit.

Në botimin e publikuar në revistën “New Scientist” thuhet se sasia e shijes e cila bartet në qumësht dallon te femrat e ndryshme.

Gjatë analizave hulumtuesit iu kanë dhënë pjesëmarrëseve kapsula të cilat kanë pasur të njëjtën shije me mentolin, bananen dhe sheqerkën. Pas kësaj janë marrë mostrat e qumështit nga femrat me ç’rast janë dalluar shijet e tyre në qumësht për një kohë prej tetë orësh.

Exit mobile version