Telegrafi

Fortesa Orana, një fitore larg medaljes së bronztë evropiane

(Foto: Facebook/KOK)

Fortesa Orana është pranë medaljes evropiane në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Karateistja jonë shënoi katër fitore, për të fituar grupin e saj në kategorinë +68 kg.

Raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytën mundi Simona Simovska të Maqedonisë së Veriut. Në raundin e tretë triumfoi ndaj Nancy Garcia të Francës, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj Titta Keinanen të Finlandës,e teta në renditjen botërore.

Rruga drejt medaljes së artë iu ndalë në gjysmëfinale, ku u mund nga bullgarja, Aleksanddra Stubleva.

Fortesa do të luftojë për medaljen e bronztë. Luftat për medalje zhvillohen të dielën.

I urojmë fat dhe suksese Oranës, si dhe sportistëve tjerë të cilët do të garojnë sot, nesër dhe pasnesër.

Kampionatin po e ndjek nga afër edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, njëherit kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës