Karateistja jonë, Fortesa Orana, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Orana shënoi tri fitore në kategorinë e saj +68 kilogramë.
Në luftën për të bronztën mundi Simona Simovska të Maqedonisë së Veriut.
Kosova po përfaqësohet në Kampionatin Ballkanik me 11 garues. /Telegrafi/