Telegrafi

Fortesa Orana fiton medaljen e artë, Blodin Pakashtica të argjendtën në Kampionatin Ballkanik

Karateistja jonë, Fortesa Orana ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik për senior, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, ndërsa Blodin Pakashtica është stolisur me të argjendtën.

Fortesa Orana ka arritur ta fitojë medaljen e artë në sportin e karatesë.

Karateistja jonë mundi në finale serben Andriana VIkovac, në kategorinë plus 68 kilogramë.

Megjithatë, nuk ishte kjo medalje e vetme për sportistët kosovar, pasi sukses patën edhe meshkujt.

Blodin Pakashtica, u mposht në finale nga karateisti shqiptar nga Maqedonia, Mursel Misini në kategorinë deri në 75 kilogramë.

Por, medalja e argjendtë për të dhe Kosovën është një sukses i madh. /Telegrafi/