Telegrafi

Fortesa Orana, e pesta në Kampionatin Evropian të karatesë

Karateistja jonë Fortesa Orana është mundur në luftën për medaljen e bronztë në kategorinë (+68 kg).

Fortesa Orana u mposht nga grekja, Elena Chatziliadu dhe u rendit e pesta në renditjen olimpike.

Vendi i pestë në Evropian, vlerësohet sukses i madh për Fortesën, e cila shfaqi formë të lartë para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Ky është suksesi i radhës i karateistëve tanë, që kanë pasur suksese të mira në Kroaci.