Telegrafi

Fortesa Orana e pafat, humb luftën që ia mundësonte medaljen e bronztë evropiane

(Foto: noc-kosovo.org)

Fortesa Orana ka garuar sot (e shtunë) në luftën për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë që po mbahet në Guadalajara të Spanjës.

Karateistja jonë u mposhtë me rezultat 2-1 nga finlandezja Titta Keinanen, duke humbur mundësinë e artë që kombëtarja e karatesë të kthehet nga Spanja me medalje – transmeton KOK.

Orana kishte fituar të enjten tri luftëra (dy në repesazh), kurse kishte humbur njërën luftë, shkaku i diskualifikimit në sekondat e fundit.

(Foto: noc-kosovo.org)

Përfaqësuesja jonë e karatesë mori pjesë në evropian me 10 garues. Afër medaljes ishte edhe Elhami Shabani (-75 kg), i cili shënoi dy fitore, ndërsa në repesazh, humbi me vendim të gjyqtarëve, pasi rezultati ishte 0-0.

Dy fitore kishte shënuar edhe Alvin Karaqi në kategorinë -84 kg, ndërsa garuesit tjerë u ndalën kryesisht në luftën e parë ose të dytën.

Të premten në ekipore, meshkujt mposhtën Malin e Zi, ndërsa u mundën nga Portugalia.

Ekspedita e karatesë u paraqit në evropian me simbole shtetërore, të cilat këtë herë u lejuan nga shteti i Spanjës, të cilët vazhdojnë të mos e njohin Pavarësinë e Kosovës.

Drejtësinë në evropian e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar, Ardian Muhadri.