Dashuria nuk mund të llogaritet apo të matet? Matematikanët e theksojnë të kundërtën. Kanë zbuluar formulën me të cilën mund të llogaritet sa do të zgjat lidhja
Në kuadër të hulumtimit të madh shkencëtarët kanë anketuar dy mijë meshkuj dhe femra, transmeton Telegrafi.
I kanë pyetur se çka konsiderojnë më të rëndësishme në lidhjen e tyre, mirëpo sipas përgjigjeve (p.sh.: mbi seksin, dëshirën për pasardhësit apo mbi prindërit e partnerit) kanë krijuar ekuacionin dashuror i cili përmban çdo faktor të rëndësishëm.
Rezultati i ekuacionit do të zbulojë se sa do të zgjasë lidhja:
L = 8 + 0,5Y – 0,20 Hm + 0,3Mf+J – 0,5 (sm-Sf) + 1 + 1,5C
Për të arritur te rezultati bashkë me parterin përdorni vlerën e formulës.
Vlerat janë nga 1 (nuk ka rëndësi) deri në 5 (ka shumë rëndësi).
Shenjat për vlerat vijuese janë:
L: aq gjatë do të zgjasë lidhja në vite
Y: numri i viteve sa gjatë njiheni para se jeni bërë çift
P: numri i partnerëve nga lidhjet e mëparshme (numri prej të dyve)
Hm: rëndësia e sinqeritetit në lidhje me mashkullin
Mf: rëndësia e sinqeritetit në lidhje me femrën
J: rëndësia e humorit (numri i të dyve)
G: rëndësia e dukjes (numri i të dyve)
Sm: rëndësia e seksit për mashkullin
Sf: rëndësia e seksit për femrën
I: rëndësia e prindërve të partnerit (numri i të dyve)
C: rëndësia e fëmijëve për lidhjen (numri i të dyve)
/Telegrafi/