Ju nevojitet kurë natyrale për fytyrën tuaj? Xheli i aloe verës është preparat, i cili, për shkak të cilësive revitalizuese të tij, shpesh përdoret në shumë mjete kozmetike.
Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com
Xheli është i tejdukshëm dhe i lehtë. Mund të blihet, mirëpo duhet të dini që me qëllim të kurës, mund t’i përdorni edhe fletët e bimës aloe vera dhe vetë të shtrydhni xhelin nga to.
Konsiderohet që xheli i përftuar në këtë mënyrë ka veprim më të mirë, sepse ka përqendrim më të lartë të përbërësve aktivë, të cilët ndikojnë në dukjen dhe mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës.
Kurdo që keni mundësi, përpiquni që kura natyrale të jetë zgjedhje juaja.
Ajo që këtë bimë e bën të shkëlqyeshme për kurën e fytyrës nuk është vetëm uji i përqendruar në fletë, por edhe përbërësit e shumtë aktivë që gjenden në të.
Janë veçuar nga fletët e aloe verës rreth 75 përbërës, madje ato janë edhe vitamina të ndryshme për lëkurë, minerale, sheqerna, enzime dhe thartira.
Të gjitha këto bëjnë që xheli i aloe verës për fytyrë të jetë mjet i shkëlqyeshëm dhe plotësisht natyral për kurën e fytyrës, pa përbërës të dëmshëm kimikë, të cilët mund të ngarkojnë edhe më shumë lëkurën tuaj.
Mundeni ta përdorni kundër rrudhave, kundër puçrrave, mirëpo është treguar i shkëlqyeshëm edhe si melhem kundër djegieve nga rrezet e diellit.
Lëkura e cila është djegur në rreze dielli është e tendosur, e skuqur dhe shpejt humbë lagështinë. Xheli i aloe verës krijon shtresë mbrojtëse në lëkurë dhe i mundëson që të mbajë lagështinë dhe të shërohet shpejt.
Aloe vera për puçrra
Pothuajse sapo ta qitni në lëkurën e djegur, ky xhel qetëson lëkurën, gjë që është melhem i vërtetë atëherë kur keni inflamacion të puçrrave të cilat dhembin. Gjithashtu ky xhel ka cilësi astrigjene, gjë që ndihmon në ngushtimin e rrudhave në fytyrë dhe zvogëlon probabilitetin e shfaqjes së puçrrave.
Hormonet bimore janë ato që e bëjnë xhelin e aloe verës të fuqishëm kundër akneve, sepse ato janë hormone të posaçme të rritjes të cilat në lëkurë veprojnë në atë mënyrë që përshpejtojnë shërimin e lëkurës dhe këndelljen e saj.
Veç kësaj, kjo bimë ka edhe cilësi antiseptike dhe lufton kundër baktereve të cilat janë një ndër shkaktarët themelorë të shfaqjes së puçrrave në fytyrë. Kjo është super-kura për personat të cilët kanë tip të yndyrshëm të lëkurës dhe problem që të gjejnë produktin adekuat kozmetik, i cili lëkurës nuk do t’ia shtojnë më shumë yndyrën.
Xheli i aloe verës për fytyrë krijon film mbrojtës në fytyrë, siguron vitamina dhe minerale dhe, ajo që është më e rëndësishme, hidraton në mënyrë të përsosur lëkurën dhe i mundëson që të ruajë lagështinë.
Si përdoret aloe vera kundër puçrrave?
Në shumë mënyra. Disa kurojnë pasojat, të tjerët pengojnë shkaktarët. Kryesisht janë ato maska të ndryshme natyrale, të cilat i qitni në fytyrë.
Këto janë disa propozime: Për t’i zbehur njollat dhe vragat në fytyrë, është mirë që në xhel të shtoni disa pika lëng limoni. Limoni ka aftësinë që të shkëlqejë lëkurën dhe t’i bëjë vragat më pak të dukshme.
Piling për lëkurë
Ky është kapitull i rëndësishëm në luftën kundër puçrrave. Për të bërë piling me bazë aloe vere për fytyrë, ju nevojiten: gjysmë filxhani xhel të freskët, një filxhan sheqer, 2 lugë lëng limoni.
Me këtë tretman do të ushqeni lëkurën dhe do t’i eliminoni qelizat e vdekura, të cilat kërcënojnë që të mbulojnë poret tuaja dhe të krijojnë procese inflamatore në to.
Maska nga aloe vera dhe arrat
Për këtë maskë duhet që pak xhel të përzieni me pak arra të bluara dhe mjaltë. Mjalti vetvetiu është i mirë kundër puçrrave, sepse ka cilësi antibakteriale dhe shëron shumë mirë lëkurën.
Arrat e bëjnë lëkurën të njomë dhe luftojnë kundër infeksioneve, ndërkaq përmbajnë vitaminën E, e cila është e shkëlqyeshme kundër rrudhave.
Çaji i gjelbër dhe aloe vera për fytyrë
Kombinimi i përftuar i cili zvogëlon rrudhat, eliminon toksinën, qetëson lëkurën, eliminon skuqjen dhe ruan lagështinë e lëkurës. Është e nevojshme të përzieni pak ujë, çaj të gjelbër dhe xhel aloe vera.
Xheli kundër puçrrave me vajin e çajit kinez
Xhelin natyral kundër puçrrave e bëni edhe më lehtë. Xhelin e keni, atë të cilin e keni shtrydhur nga fletët bimës suaj apo e keni blerë në barnatore.
Ju mbetet vetëm që të shtoni mjetin e fuqishëm kundër akneve, puçrrave dhe proceseve inflamatore. Nuk ka më të mirë se vaji i çajit kinez (Theachinensis). Shtoni 2-3 pika në një lugë me xhel dhe qiteni në zonën problematike.
Mjalti, kanella dhe aloa
Ky është ilaçi vjetër ajurvede kundër puçrrave. Përzieni në pjesë të barabarta xhelin dhe mjaltin dhe shtoni kanellë sa mund të kapni me gisht. Qiteni në fytyrë.
Më së miri është ta përdorni këtë si maskë të fuqishme kundër puçrrave. Në mëngjes shpëlajeni.
Aloe vera kundër rrudhave
Rrudhat janë të pashmangshme gjatë plakjes, mirëpo ekzistojnë situata kur ato shfaqen para kohe edhe kur lëkura humbë elasticitetin për shkak të disa ndikimeve të jashtme në të.
Studimet kanë treguar që përdorimi i xhelit të aloe verës mund të kontribuojë në zvogëlimin e rrudhave, sepse ai ndihmon prodhimin e kolagjenit dhe shton elasticitetin e lëkurës. Kjo njëkohësisht është edhe ajo që ju nevojitet në mënyrë që lëkura t’ju mbetet sa më gjatë e re.
Këta janë disa shembuj se si me shtojcën edhe të disa përbërësve natyralë mund të bëni maskë të shkëlqyeshme kundër rrudhave.
Vaji i ullirit, tërshëra dhe aloe vera kundër rrudhave
Për këtë maskë hiddratuese ju nevojitet një lugë xhel, gjysmë luge vaj ulliri dhe një lugë kafeje e qullit të tërshërës. Përzieni derisa të përftoni masë të njëjtë dhe qiteni në fytyrë.
Lëreni të qëndrojë gjysmë ore dhe pastaj shpëlajeni me ujë të vakët.
Aloe vera për lëkurë të thatë
Tipi i thatë i lëkurës së fytyrës është më i prirë ndaj rrudhave, sepse humb elasticitetin më shpejt. Kjo maskë mund të ndihmojë që të ruani lagështinë e lëkurës.
Ju nevojiten, pos xhelit të aloe verës për fytyrë, edhe shafran sa mund të kapni me gisht, një lugë mjaltë, një lugë qumësht dhe disa pika ujë trëndafili. Këto përzieni dhe qitni në fytyrë. Shpëlajeni me ujë të ftohtë pas gjysmë ore.
Nëse kjo ju duket e komplikuar, bëni miks në blender nga një kastravec dhe xhel aloe vere për fytyrë. Lëkura juaj do të jetë e hidratuar dhe në çast e freskët.
Maskë pilingu për tendosje të lëkurës
Përzieni 50 ml çaj të zier nga kamomili, 50 ml çaj të gjelbër të zier dhe një qeskë xhelatinë. Shkrijeni në zjarr të ngadalshëm dhe hiqeni nga shporeti.
Shtoni në 30 ml xhel aloe vere një kastravec të vogël të cilin më parë e keni qëruar, e keni shpëlarë mirë dhe e keni kulluar nëpër fashë. Përzieni të gjitha bashkë dhe lini në frigorifer që të ftohen. Qitni në fytyrë dhe lini të qëndrojnë 20 minuta. Pastaj hiqeni maskën nga fytyra, duke filluar nga mjekra.
Xheli nga aloe vera ka aftësi që të pengojë shkatërrimin e kolagjenit dhe të nxisë prodhimin e kolagjenit të ri dhe prandaj është shumë i rëndësishëm kur është fjala për kurën natyrale të lëkurës dhe të fytyrës.
Ne qëmoti jemi të bindur që çdokush duhet të provojë se çfarë force ka xheli i aloe verës për fytyrën. Po përvojat tuaja cilat janë?
/Telegrafi/