Protestat e shumta të pilotëve kundër modelit të ri të provave zyrtare mesa duket kanë pasur sukses.
Sipas informacioneve të kanalit televiziv sportiv Sky Sport, Formula 1 do t’i kthehet sistemit të vjetër të provave zyrtare. FIA e ka vendosur dhe e ka përhapur lajmin me anë të një komunikate nëpërmjet telefonit.
Që pasi u provua për herë të parë në Australi, ekipet kanë dalë kundër në mënyrë unanime. Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe pas garës së Barheinit.
Me anë të një letre drejtuar bosit të F1, Bernie Ecclestone, ekipet kanë protestuar gjatë ditës së enjte, dhe mesa duket Ecclestone ka pranuar të rikthejë sistemin e vjetër. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0MTVwhNoEC0