Telegrafi

Formula 1 publikon pamjet e frikshme të përplasjes dramatike mes Hamilton dhe Verstappen në Monza të Italisë

(Foto: Screenshot/Formula 1/Daily Mail)

Formula 1 ka publikuar pamje nga një kënd i ri i përplasjes ndërmjet Lewis Hamilton dhe Max Verstappen në Monza që tregon se aksidenti ishte afër për t’u bërë tragjik.

Gara për Çmimin e Madh të Italisë ishte duke u nxehur ndërmjet dy rivalëve për titull në xhiron e 26-të, kur një ‘pit-stop’ i ngadaltë i pilotit të Red Bullit çoi drejt përplasjes mes tyre.

Dy bolidët ishin duke shkuar ngjitas, derisa automjeti i Verstappen u ngrit rrezikshëm mbi atë të Hamilton.

Një kamerë 360 shkallëshe e montuar në Mercedesin e britanikut ka treguar rrezikun që pa pasur shtatë herë kampioni i botës.

Lexo po ashtu Hamilton dhe Verstappen përfshihen në aksident gjatë Çmimit të Madh të Italisë

“Kjo të gjen kur nuk lë hapësirë”, është dëgjuar duke thënë në radio Verstappen, i cili është dënuar me tri pozita për garën në Rusi, pasi FIA e ka fajësuar atë për incidentin. /Telegrafi/