FIA ka bërë të ditur disa ndryshime në rregulloren e Botërorit të vitit 2017. Këto ndryshime kanë të bëjnë me zgjedhjen e gomave dhe ndërrimin e pjesëve të motorit.
Gjithashtu në 2017 do të jetë edhe diçka tjetër ndryshe, teksa makinat mund ta nisin garën në regjimin e “Safety-Car”.
Për sa u përket gomave, do të jetë vetë Pirelli që do të zgjedhë numrin e gomave për çdo skuadër të F1.
Ky vendim i FIA-s prek edhe kaskat e pilotëve të makinave, ku nuk do të lejohet më ndryshimi i tyre. Në çdo garë ata do të përdorin të njëjtën kaskë me qëllim që të njihen më lehtë.
Një tjetër ndryshim është se nuk do të ketë më nisje gare, me makinën e sigurisë përpara, por do të bëhen vetëm disa xhiro formatimi me “Safety-car” para dhe më pas ajo do të largohet për t’i lënë vendin nisjes së garës.