Site icon Telegrafi

Formula 1 konfirmon për rikthimin e sezonit me katër gara brenda muajit korrik

Formula 1 ka konfirmuar planet për rikthimin e sezonit me dy gara që do të mbahen në Austri më datën 5 dhe 12 korrik, para Çmimi të madh të Hungarisë që zhvillohet më 19 korrik.

Gara më e shpejtë automobilistike do të zhvillojë po ashtu edhe katër gara në muajin gusht, për të përfunduar edicionin sa më shpejtë.

Formula 1 shpreson që të mbajë çmimin e madh të Spanjës më 16 gusht, para atij të Belgjikës (30 gusht) dhe dy të tjerë në fillim të muajit (2 dhe 9 gusht).

Edhe çmimi i madh i Britanisë së Madhe ka dhënë dritën e gjelbër që të vazhdohet me gara, derisa dotë mbahet në korrik.

Në njoftim thuhet: “Formua 1 ka punuar nga afër me situatën që është krijuar nga coronavirusi me të gjithë partnerët, autoritetet dhe Federatën, derisa skuadrat kanë marrë orarin e garave”.

“Shkaku i situatës me COVID-19, detajet e tjera do të finalizohen shumë shpejtë dhe do të publikohet orari i detajuar”, bëhet më tej e ditur.

Formula 1 po shpreson që të mbyllë edicionin në fund të këtij viti, dhe me fillim të vitit 2021 të startohet me sezonin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version