Site icon Telegrafi

Formula 1 gjatë 2017 – Lewis Hamilton dëshmoi se nuk ka konkurrencë

Paketa e rregullave të reja të prezantuara për 2017 rëndoi më tepër veturat e Formula 1 nga 702 në 722 kilogramë.

Maskat ishin pothuajse të gjerësive si më parë, duke u rritur nga 245 në 305 milimetra. Gjerësia e përgjithshme e makinave u rrit nga 1800 në 2000 milimetra, duke i lehtësuar krahët me rritjen nga 1650 në 1800 milimetra.

Viti i frytshëm për Formula 1

Ferrari u mendua se do të rikthehet te titulli i kampionit të Formula 1 gjatë para testimit në Barcelonë. Ferrari SF70 ishte më pak i bukur, por tejet efektiv dhe me aerodinamik krejtësisht të ndryshme.

Por, Mercedes F1 W08 lëvizi me elegancë si paraardhëset e tjera dhe rrëmbeu titullin e kampionit në Formula 1.

Sebastian Vettel, Valteri Bottas dhe Lewis Hamilton

Lufta për titull ishte e barabartë deri në tre garat e fundit, kur u përcaktua edhe kampioni, përkatësisht Lewis Hamilton arriti të mbronte titullin e fituar në vitin e kaluar.

Sebastian Vettel për një kohë të gjatë udhëhoqi kampionatin e garave me vetura të shpejta, por në fund erdhi në shprehje puna e bërë mirë e ekipit të Mercedesit.

Në fakt, Vettel ka fituar pesë gara ndërsa britaniku Hamilton nëntë gara, por në shumë raste në fillim të kampionatit nuk i ka përfunduar garat dhe kjo bëri që në fillim të ikte me shumë pikë ngasësi gjerman.

Valtteri Bottas u ngrit mirë me rastin e zëvendësimit të pensionuarit Nico Rosberg dhe shënoi dy fitore të rëndësishme. Ai në fund të kampionatit u rendit si i treti dhe kjo ishte arritja më e madhe në jetë.

Fituesit sipas garave të Grand Prix

Edhe në renditjen e konstruktorëve dominon për kaq vite skuadra gjermane e Mercedesit. Kjo e fundit sërish u shpall kampione në saje të garave brilante të dyshes Hamilton dhe Bottas.

E dyta u rendit Ferrari, e cila në fillim të sezonit u duk se do të jetë një super makinë, por që në gjysmë kampionatit humbi shkëlqimin.

Red Bull Renault nuk është më i kohës kur u fitoi titujt e kampionit gjersa në gjirin e vetë kishte një kampion si Sebastian Vettel.

Sezoni i ardhshëm pritet të jetë edhe më interesant pasi që do të ketë ndryshime të rregullave, me të cilat nuk po pajtohen disa prej skuderitë. /Telegrafi/

Renditja e konstruktorëve
Exit mobile version