Telegrafi

Formula 1 edhe për pesë vite në Silverstone

Formula 1 do të mbahet edhe për pesë vjet në Silverstone, pasi pronarët e pistave dhe drejtuesit e garës, kanë nënshkruar një kontratë të re.

Gara e ardhshme kampionale në program është në fundjavë dhe nuk do të jetë e fundit për të paktën edhe deri në vitin 2024.

Pronarët e pistës kishin përfunduar më parë kontratën pasi organizimi i garës është shumë i shtrenjtë, por pas dy vitesh negociatave, kontrata është nënshkruar sot në Londër.

Presidenti Chase Carry tha se gara e Silverstones ishte “një pjesë integrale” e së ardhmes së Formula 1.

Pronari i ri i F1, Liberty Media ka premtuar se do të mbrojë të ardhmen e historisë evropiane, kur e mori atë sport në vitin 2017 dhe një pjesë e këtij plani është rivendosja e bashkëpunimit me britanikët.

Ndryshe, pista britanike e garës është e gjatë 5.8 kilometra gjersa kohën më të shpejtë e ka arritur Michael Shcumacher në vitin 2004 me Ferrarin për 1:18.739. /Telegrafi/