Formula 1 do të zgjerojë gamën e garave gjatë sezonit të vitit 2020.
Gara me vetura të shpejta do të shkojë edhe në një vend aziatik, e cila do të bëjë si duket të shtohen numri i pistave.
Në fakt, udhëheqësit e qytetit të Hanoi ka njoftuar se do të lejojnë që të mbahen garat e muajit prill pas dy vjetëve.
Agjencia France Press ka raportuar se do shteti vietnamez do të jetë nikoqir i garës pas arritjes së një marrëveshje mes palëve.
“Qyteti i Hanoi ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi që i lejon organizatorët e kampionatit të Formula 1 të zhvilloj garat në muajin prill të vitit 2020”, tha organizatori.
Theksojmë se gjatë vitit të ardhshëm janë planifikuar të mbahen 21 gara në shumë shtete të botës.
Ndryshe, tashmë dihet edhe kampioni i këtij sezoni, ku për të pestën herë titullin e më të mirit e ka fituar piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton. /Telegrafi/