Site icon Telegrafi

Formohet edhe një bllok opozitar në Serbi, caktohet njeriu që do ta sfidojë Vuçiqin për president të Serbisë

Tubim i ri në skenën politike të Serbisë – formohet blloku patriotik – “Njerëz të rinj për ndryshimin e sistemit”.

Blloku ka propozuar kreun e Dverit, Boshko Obradoviq, kandidat për president të Serbisë, i cili pritet ta sfidojë të parin e shtetit Aleksandar Vuçiq.

Blloku patriotik shkon në zgjedhje në të gjitha nivelet, u tha në konferencën për media në Qendrën Mediale, raporton N1.

“Përveç bllokut properëndimore të ish-regjimit, bllokut ekologjiko-gjelbër, ky është blloku i tretë opozitar, do të thosha blloku kuq-kaltër-bardhë, patriotik dhe antiglobalist”, ka theksuar Obradoviq.

Partitë aderuese do të avokojnë për ndryshimin e sistemit politik në Serbi, për vlerat familjare, për interesin e brendshëm ekonomik, për decentralizimin dhe forcimin e vetëqeverisjes lokale.

Lexo po ashtu Pas shumë viteve të bojkotit, opozita serbe bashkohet kundër Vuçiqit

Pas zgjedhjeve në Serbi, blloku do të iniciojë një ndryshim në formën e qeverisjes dhe vendosjen e një monarkie.

Ndryshe, gjatë javës së kaluar një grup i partive opozitare janë bashkuar dhe do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit. /Telegrafi/

Exit mobile version