Site icon Telegrafi

Formati dallues i edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve

Gara më e madhe evropiane për klube, Liga e Kampionëve, këtë edicion vjen më ndryshe se çdo sezon tjetër.

Si pasojë e pandemisë së coronavirusit, futbolli u pezullua për disa muaj dhe kjo bëri që të shtyhen ligat dhe të gjitha kompeticionet tjera.

Garat e UEFA-s përveçse u shtynë, u ndryshua edhe formati i zhvillimit të tyre. Duke qenë se në Ligën e Kampionëve ishin caktuar disa çerekfinalistë, edhe të tjerët do të përcaktohen në të njëjtën mënyrë si më parë: Pra, ndeshjet e kthimit do të zhvillohen në stadiumet përkatëse, por natyrisht, pa tifozë.

(Foto: Patricia De Melo Moreira/EuroFootball/Getty Images/Guliver)

Ndryshimi më i madh qëndron në fazat e mëtutjeshme: çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.

Fillimisht, u ndryshua lokacioni dhe këto faza do të zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë në dy stadiume, Estadio da Luz dhe Estadio Jose Alvalade.

Lexo po ashtu Skuadrat e përfshira në Ligën e Kampionëve në turneun e vitit 2020

Duke qenë se ndeshjet zhvillohen në formë të një turneu të eliminimit direkt, është e qartë se do të ketë vetëm nga një ndeshje dhe fituesi vazhdon në fazën tjetër. /Telegrafi/

(Foto: Patricia de Melo/EuroFootball/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version