Site icon Telegrafi

Format e trupit tregojnë se sa shpejt do të plakeni: Zbuloni se si do të duken figura dhe fytyra juaj në të ardhmen

Gratë e moshave të njëjta mund të duken krejtësisht ndryshe. Derisa disave fytyra u është rinore dhe e freskët, të tjerat kanë rrudha të theksuara

Me siguri e dini që ato gra të cilat në moshën e tyre dyzetvjeçare duken sikur të ishin pak më shumë se njëzet vjeçe.

Kremrat, preparatet kozmetike dhe tretmanët mund të ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës, por esenca qëndron në gjenetikë, nga e cila më së shumti varet gjithçka, transmeton Telegrafi.

Ekspertët besojnë që gratë, duke e njohur somatotipin e tyre, domethënë karakteristikat morfologjike të strukturës kockore dhe të muskujve të fytyrës, mund të zgjasin rininë dhe deri diku të mësojnë se si fytyra dhe trupi i tyre do të ndryshojnë në të ardhmen.

Ekzistojnë tre somatotipa kryesorë – astenike, hiperastenike dhe normostenika dhe secila nga to nënkupton karakteristika të caktuara të cilat do të zhvillohen te gratë gjatë kalimit të moshës.

Profimedia

Tipat astenikë (kockëhollë)

Karakteristikë kryesore është që proporcionet vertikale dominojnë ndaj atyre horizontale. Gratë me strukturë astenike kanë kocka të ngushta, gjoks më të rrafshët dhe zakonisht janë paksa më të gjata se mesatarja. Janë të dobëta dhe trupholla, andaj shpesh duken sikur janë në top-formë, madje edhe në moshë të shtyrë. Fytyra e tyre është e zgjatur, me lëkurë dhe muskuj të hollë. Te to, me kalimin e moshës, venat në fytyrë bëhen më të theksuara dhe kështu duken më të vjetra. Mungesa e një baze të fuqishme muskulore bën që faqet me kalimin e kohës të bëhen të tërhequra.

Tipi hiperstenik (i gjerë)

Te femrat e tilla përmasat horizontale janë më të theksuara. Zakonisht janë më të shkurtra, ndërsa trupi i tyre është i rrumbullakët. Ato karakterizohen nga një bel i gjerë, gjoks i fortë dhe kocka të mëdha. Për shkak të sasisë së mjaftueshme të yndyrës nënlëkurore, fytyra e tyre është e shtrënguar, lëkura e lëmuar dhe elastike.

Tipi normostenik (trashësia mesatare e kockave)

Nuk ka asnjë proporcion mbizotërues (horizontal apo vertikal). Janë me shtat të gjatë, peshë të ekuilibruar dhe muskuj të fortë. Udhëheqin një mënyrë jetese të shëndetshme, kanë një shans të madh për të qëndruar të rinj për një kohë të gjatë. Lëkura e tyre është zakonisht elastike dhe e ngushtë. Shpesh zhvillojnë rrudha dhe qeska poshtë syve me kalimin e viteve. /Telegrafi/

Exit mobile version